Ish-deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri i është kundërpërgjigjur deputetit Dimitar Apasiev në lidhje me përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Deputeti Apasiev mendon se jemi në vitin 1971 ku “statistikat” i nxjerrin shqiptarët 18%, harron se jemi 2021? Ai duhet t’i referohet rritjes natyrore të popullsisë në vend dhe natalitetit të shqiptarëve në krahasim me të tjerët dhe pastaj të jep projeksione statistikore lidhur me numrin e shqiptarëve”, shkruan Zeqiri.
Sipas tij, projeksionet duhet të bazohen në natalitetin, mortalitetin dhe rritjen e popullsisë në vend, ndërsa të dhënat dëshmojnë se rajonet ku jetojnë shqiptarët kanë rritje natyrore më të madhe të popullsisë në krahasim me rajonet tjera.
“Është kuptueshme se shqiptarët me regjistrimin e popullsisë do të jenë shumë ma shumë se 25.17% sa kanë qenë me regjistrimin e 2002, duke u bazuar në rritjen natyrore të tyre”, shkruan Zeqiri.