Izet Mexhiti nëpërmjet rrjeteve sociale paralajmëroi investim 50 milionë euro në Çair. Siç bëhet e ditur një prej investitorëve është biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli. Mexhiti thekson se ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazheve me kate dhe mbi 3 mijë vende parkimi.
“Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Çair. Sapo përfunduam takimin miqësor me Behgjet Pacollin dhe ekipin e tij me lajme shumë pozitive për Komunën e Çairit. Pas bisedimeve intenzive në periudhën e kaluar arritëm marrëveshje për investim strategjik në Çair në vlerë prej 50 milionë eurove. Ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazhave me kate dhe mbi 3000 vende parkimi. Kjo përgjithmonë do ta zgjidh problemin kryesor të Çairit. Legjislacioni i RMV-së parashikon shpalljen e këtyre investimeve strategjike me ligj të posaçëm”, ka shkruar Izet Mexhiti.