Izet Mexhiti: Nuk e votoj paktin Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë!

Deputetit i BD I-së, Izet Mexhiti në një prononcim, nëse do ta votoj ose jo propozimin-ligjin për shtyrjen e regjistrimit, Mexhiti me përgjigje të shkurt tha se nuk e voton marrëveshjen LSDM – VMRO DPNNE për prolongimin e regjistrimit.
“Nuk e votoj marrëveshjen LSDM – VMRO DPNNE sot, për prolongimin e regjistrimi”, tha Mexhiti.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka caktuar seancë ku në rend dite do të jetë anulimi i regjistrimit dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor.

Zyrtarisht në rend dite në seancën e 38-të janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar.