Izet Mexhiti, nënkryetari i vetëm BDI-së që do të garojë për deputetë

Karakteristikë për BDI-në në zgjedhjet e 12 prillit do të jetë se vetëm Izet Mexhiti si nënkryetar i partisë do të futet në garën për bartës të listës për deputetë, ndërsa nënkryetarët tjerë, Teuta Arifi, Nevzad Bejta dhe Sadulla Duraku nuk do të kandidojnë fare për deputetë.

Për bartës liste në njësinë e parë zgjedhore nga radhët e BDI-së është propozuar Izet Mexhiti, Artan Grubi dhe Bujar Osmani. Duke u thirrur në burime partiake, portali Plusinfo shkruan se Mexhiti e ka mbështetjen e të gjitha komiteteve vendore dhe pritet që ai t’i prijë listës në Njësinë e parë.

Në këtë Njësi zgjedhore, Mexhiti, pritet të përballet me kandidatin e Alternativës nga koalicionit me ASH-në. Jozyrtarisht, përmenden emrat e sekretarit gejneral të Alternativës Skender Rexhepi-Zejd, por edhe emri i stomatologut nga Çairi, Bekim Sali.

Në Njësinë e dytë zgjedhore në konkurencë për bartës liste nga BDI-ja është drejtori i Qendrës Urgjente, Ilir Hasani dhe ministri i Arsimit Arbër Ademi. Por, edhe në njësinë e dytë si mundësi për bartës liste përmendet Artan Grubi.
Megjithatë, kryetari i Aletrantivës, Afrim Gashi, në Njësinë e dytë sipas të gjitha gjasave do të përballet me mjekun Ilir Hasani.

Në Njësinë e tretë dhe të kartërt zgjedhore, BDI-ja pritet që së shpejti të përcaktohet për bartësit e listave, ndërsa koalicioni mes ASH-së dhe Aletrnativës ende nuk ka vendosur nëse do të garojë në këto dy zona zgjedhore.
Në Njësinë e pestë zgjedhore, siç thonë burime nga BDI-ja, pa konkurencë për bartës liste është kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi. Betejën në Njësinë e pestë, Xhaferi do të ketë me deputetin Syrja Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët ose me nënkryetarin e ASH-së Remzi Mehmedi.

Njësia e gjashtë në bllokun shqiptarë është е rezervuar për liderët e partive, respektivisht në këtë zonë zgjedhore betejën politike do të udhëheqin Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Në garën zgjedhore në Njësinë e gjashtë me Ahmetin dhe Selën do të hyjë edhe lideri i Besës, Bilall Kasami pavarësisht nëse në zgjedhje do të shkojë vetëm apo në koalicion parazgjedhor me LSDM-në. Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të garojë në Njësinë e gjashtë . Ajo që bie në sy është se jashtë listave të BDI-së për deputetët përveç nënkryetarëve pritet të mbeten edhe deputetët e deritanishëm Xhevat Ademi dhe Rexhail Ismaili.