Izet Mexhiti me lëvizje të re?!

Pas lajmit nga vetë Izet Mexhiti për dorëheqjen e tij nga detyra e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, kanë qarkulluar zëra për një parti të re që do të themelohet nga Izet Mexhiti.

Xhem Lama në llogarinë e tij në facebook ka shkruar “Fryma e re Shqiptare- FRESH”, duke ngritur kështu dy*shimet për Lëvizjen e re e cila do të udhëhiqet nga Izet Mexhiti.
Në vazhdim pritet që këto dyshime të vërtetohen ose hidhen poshtë nga Mexhiti.