Izet Mexhiti me kritika të ashpra ndaj Artan Grubit

Izet Mexhiti:

Artan, shoku i Ledrit

Shkupi dhe shkupjanët kanë ditur të respektojnë dhe përqafojnë çdokënd, pa pyt fare se nga vjen dhe prej nga e ka prejardhjen.
Falë këtij mentaliteti, sot në Shkup bashkëjetojnë shqiptarë nga Presheva e deri nga Jugu i Shqipërisë, gjë për të cilën mburrem si shkupjan.

Ti mund dhe duhet të jesh krenar me prejardhjen tënde gjakovare, por kjo nuk të jep të drejtë të nënçmosh Shkupin dhe Shkupjanët, që me zemërgjërësi e bujari pritën vëllezërit e motrat prej kudo.

E shkupjani me të vërtetë e ka zemrën e madhe Artan, por një gjë nuk e toleron, nuk ta fal, përbuzjen dhe nënçmimin.

E për fund Artan, thënia gjakovare thotë “hajt bac t’u rrittë mendja”.