Izet Mexhiti godet rëndë Ali Ahmetin: Del e fol BASHKË për Europë, kur në BDI s’ka demokraci (VIDEO)


Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” nga Kumanova ka goditur rëndë liderin e BDI-së Ali Ahmetin pasi ky ka nisur të bajë takim me qytetarët me moton “BASHK për EUROPË”. Sipas Mexhitit nuk mund të del Ali Ahmeti të flas “Bashkë për Europë” a në BDI nuk ka demokraci.

“Nuk mund të flasim Bashkë për Europë kur e e cënojmë debatin brenda BDI-së, Bashkë për Europë në të njejtën kohë i suspendojmë organet e BDI-së, Bashkë për Europë e heshtim debatin brenda BDI-së, e heshtim analizën, e heshtim llogaridhënien e ekzekutivit para qytetarit. Këto janë vlerat evropiane, Evropa mbështet mbi demokracinë. Ne duam ta demokratizojmë BDI-në, të ketë debat të ketë analizë, të ketë llogaridhënie sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do ta humbin rrugën e qytetarëve tanë” u shpreh Izet Mexhiti nga Kumanova.

Ndryshe lideri i BDi-së, Ali Ahmeti mbrëmë nga Tetova sërish u shpreh se “grupi i zjarrit” e kanë gabim qasjen sepse në BDI ka pasur demokraci dhe ka pasur debate.