Pas shumë dekadave të kaluara si avokat dhe përvojës së krijuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, avokati i njohur nga Shkupi Naser Raufi pritet të pranojë një sfidë të re. Sfera mbetet e njëjtë-mbrojtja e të drejtave të njeriut, por tani si Avokat i Popullit. Brenda disa muajve i skadon mandati i dytë Avokatit aktual të Popullit, Ixhet Memeti, kurse që tani emri i Raufit përmendet si emër më serioz.
Raufi nuk dëshiron t’i komentojë këto informacione, duke theksuar se për momentin mbetet i përkushtuar në rastet që i mbron. Mirëpo burime të Gazetës Lajm thonë se Raufi përveç se është kandidat i pranueshëm për këtë detyrë brenda vendit, ai gëzon reputacion pozitiv edhe te qarqet diplomatike perëndimore në Shkup.
Raufi ka qenë avokat mbrojtës në rastet më senzitive gjyqësore në Maqedoni, duke filluar nga rasti Sopoti e deri te Lagja e Trimave. Për të gjithë këto raste në opinion ekziston bindja se janë të montuara.