Ivanovska: “Njerëzit largohen për shkak të nepotizmit dhe klientelizmit”

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Ko*rrupsionit, Biljana Ivanovska tha se ko*rrupsioni është një gjendje shpirtërore dhe kështu pranohet në shoqëri si diçka normale, gjë që është vërtet e keqe. Duke folur për ko*rrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se ai vjen si rezultat se nuk respektohen jo vetëm ligjet, por edhe njerëzit në mes vete.

“Njerëzit largohen sepse ende nuk mund t’i pastrojmë disa dukuri në shoqëri – nepotizmi, klientelizmi, atë çfarë e potencuat më herët, politika përzihet shumë”, tha Ivanovska.
Ivanovska thekson se të gjithë duhet të kontribuojnë në çrrënjosjen e ko*rrupsionit.
“Më vjen mirë që qytetarët tashmë e dinë këtë dhe shqetësohen dhe reagojnë më hapur”, tha kryetarja e KSHPK-së.

Lidhur me aktgjykimin e revokuar në rastin e ish-gjyqtarit Vlladimir Pançevski dhe lirimin e tij nga bu*rgu, Ivanovska tha “Asnjë vendim gjykate nuk komentohet… Mirëpo është Gjykata e Lartë dhe kështu ka vendosur. Pançevski ishte në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, por kaq”.