Gjatë Konferencës së organizuar për shtyp me homologun e tij moldav, Igor Dodon, u përqendruan më shumë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve si dhe çështjet ekonomike.
“Мe mbylljen e kornizës ligjore dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të cilat ishin të patjetërsueshme, shpresojmë që do të gjejmë mundësi që të rrisim shkëmbimin tregtar, madje këtu kemi edhe prodhimtari të ngjashme, e veçanërisht në prodhimin e pijeve alkoolike por dhe atyre ushqimore. Pra, lirisht mund të them se mund bashkërisht të plasojmë produkte edhe nëpër tregjet ndërkombëtare”,- deklaroi presidenti, Gjorge Ivanov.
Për 23 vite marrëdhënie bilaterale, Maqedonia ka nënshkruar plot 11 marrëveshje me Moldavinë, por sipas presidentit moldav, është e patjetërsueshme që akoma të punohet në drejtim të rritjes së shkëmbimit tregtar, kurse lavdëroi Maqedoninë për punën e bërë në sferën e turizmit.
“Dua të theksoj se e vlerësojmë dhe se është shumë e rëndësishme të nënshkruajmë marrëveshje për mbrojtjen e investimeve. Bëhet fjalë për diçka që është bazë për investimet e ardhshme që mund t’i kemi. Vlerësoj se është mjaft e rëndësishëm të vëmë në funksion komisione nga të dy vendet që do të udhëhiqen bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Moldavisë, gjë që akoma se kemi”,- deklaroi presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.
Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti Ivanov do të takohet edhe me kryeministrin moldav, Pavel Filip, si dhe me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Moldavisë, Andrian Kandu.