Ivanov dy muaj para skadimit të mandatit bën avancime dhe emërime të reja në armatë !

Komisioni i Antikorrupsionit ka hapur lëndë për avancimet parazgjedhore dhe emërimet në Armatën e Republikës së Maqedonisë që javën e kaluar i ka nënshkruar presidenti Gjorge Ivanov.

Bëhet fjalë për gjashtë dekrete që i ka nënshkruar Ivanov, ndërsa sipas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai ka nënshkruar si president i shtetit.

“Duke i ndjekur emërtimet konsiderojmë se ka material të nevojshëm që të hapet procedurë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Ministrja e Mbrojtjes nuk do ta vazhdojë procedurën për dërgimin e përfaqësuesit ushtarak në NATO dhe atashenë në Francë, duke u referuar në kufizimet ligjore në periudhën parazgjedhore.

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes krejtësisht do t’i respektojnë këto dispozita dhe parime”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kabineti i Ivanovit ka shpjegimin e vetë:

“Bëhet fjalë për obligim të rregullt që është në mes të rrugës për funksionim të pandërprerë të shtetit”, thonë nga atje.

Ivanov nuk sheh problem në atë që në NATO e dërgon ish-adjutantin e tij, Mirçe Gjorgoski.

Më 26 shkurt janë shpallur zgjedhjes presidenciale, në Gazetën Zyrtare janë paraqitur gjashtë dekrete nga presidenti Gjorge Ivanov për avancim dhe emërim në majën e Armatës. Shefi i gjeneral shtabit, Vasko Gjurçinovski do bëhet gjeneral nënkolonel, Dragan Kovaçki komandat i Brigadës së parë këmbësore të mekanizuar, Besnik Emini shef i shtabit në Shoqatës së komandës operative, Mirçe Gjorgovski përfaqësues ushtarak i përhershëm në NATO, ndërsa koloneli Mario Jurishiq për atashe ushtarake në Francë.

Nga Ministria e Mbrojtjes konsiderojnë se është e papranueshme që këto emërime të bëhen në periudhën parazgjedhore, gjegjësisht, siç thonë, dy muaj para skadimit të mandatit të presidentit.

/Portalb