Presidenti Gjorge Ivanov sot në “Vila Biljana” në Ohër do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Mbretërisë Arabia Saudite në Republikën e Maqedonisë.
StictyBanner mes postimeve mobil
Ivanov, siç njoftoi kabineti i tij, letrat kredenciale do t’i pranojë nga Rejçel Galovej, ambasadore e sapoemëruar e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë dhe nga Abdulmomen bin Mohamed Sharaf, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë Arabia Saudite në Republikën e Maqedonisë, me seli në Tiranë.