Ivan Saviddi, biznesmeni rus që ka paguar mbi 300 mijë euro politikanëve maqedonas dhe organizatave nacionaliste


Biznesmeni rus Ivan Saviddi, i cili jeton në Greqi, është personi i cili u ka dhënë mbi 300 mijë euro dhjetëra politikanëve maqedonas, si dhe organizatave të ndryshme nacionaliste dhe tifo grupeve huligane “Komitët”, skruan Fakte. Këto informacione i ka publikuar Projekti Raportues për Kriminalitet të Organizuar dhe Korrupsion (OCCRP), duke u thirrur në dokumente nga Ministria për Punë të Brendshme.

Saviddi pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Rusi, ndërsa ka qenë edhe deputet nga radhët e partisë së Putinit. Në vitin 2000, pasi bleu klubin futbollistik grek PAOK dhe disa gazeta, është vendosur në në Greqi. Sipas MPB-së, hetimet për këtë rast janë në rrjedhë.