‘Iu ule në prehër’! Plasin xhelozitë te Për’puthen – Çfarë ndodhi puntatën e sotme?

Një takim mes Anxhelës dhe Jeroanit në studion e “Për’puthen” përfundoi si një takim me Anxhelën dhe Arbrin, me Jeroanin të pranshëm. Teksa dy konkurrentët po diskutonin me njëri-tjetrin, ndërhyri Arbri që shprehu xhelozinë për disa veprime të Anxhelës jashtë studios. Ai u ndal te një moment, ku sikurse tha, Anxhela iu ul në prehër Donatos, një nga konkurrentët e rinj që i është bashkuar programit të dashurisë.

Biseda vazhdoi për disa minuta te ky detaj, ndërsa Anxhela i tha Arbrit se po tregohet i ulët, ndërkohë që nuk hezitoi të shkonte pranë Donatos dhe të demonstronte si u ul te kemba e tij atë ditë. Edhe Anxhela shprehu xhelozinë e saj, kur e inatosur i tha Arbrit: “ke dy javë që më ke parkuar aty”. Kështu, ajo shprehu pakënaqësinë e saj për afrimitetin që Arbri ka pasur me vajzat e tjera dhe injorimin që ka treguar ndaj saj.

Nga ana tjetër, Arbri i kujtoi konkurrentes momentet që kanë kaluar së bashku në festën e ditëlindjes së Orsiolës.
“Me kë ndenje te ditëlindja?! Kemi ndenjur edhe te dhoma pas pishinës”, tha ai. Përgjigja që mori nga Anxhela ishte: të dija ndryshe, nuk e mendoja se ishe kështu.