Iu rikthye tumori në tru, Behgjet Pacolli i shkruan Adriana Matoshit: Jam gati!


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi aktorja e njohur, Adriana Matoshi, gjatë ditës së hënë bëri me dije në rrjete sociale se i është rikthyer tumori në tru. Kjo ndodhi nëntë vite më parë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, por që fatkeqësisht iu rikthye sërish.

Adriana mori mbështetje të madhe nga të gjithë, nga njerëzit e thjeshtë dhe deri te personazhet e famshëm.

Aktores, madje i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj dhe nëse ajo e konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.