Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19.
Në mbledhjen e sotme nuk është përmendur që do të lejohen dasmat, ndonëse ishte paralajmëruar që me 1 korrik do të nisin, transmeton Indeksonline
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.
Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Ai theksoi se me rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 në vend, kjo çështje as nuk do të duhej të diskutohej.
“Mendimi im personal dhe profesional është që me këto numra s’ka çka diskutohet për dasma”, tha Raka.