Iu nënshtruan poligrafit, çfarë i thanë planifikuesit për vrasjen e Dick Marty-it autoriteteve serbe?

“ Temps Présenta”, emisioni televiziv zviceran ka shpaluar komplotin për eliminim e ish-senatorit zviceran Dick Marty përmes riprodhimit të bisedës së një agjenti sekret i cili ia kishte dhënë informacionin autoriteteve zvicerane.

Agjenti sekret i policisë evropiane (me nofkën Sony) i cili lajmëroi Fedpol-in zviceran se shërbimet sekrete serbe planifikonin ta vrisnin Dick Marty-in, ka folur për “Temps Présenta” ku edhe ka dhënë informacione rreth atentatorëve.

Temps Presenta ishte në gjendje të identifikonte të dyshuarit përgjegjës për eliminimin e Dick Marty. Ata janë nga qyteti i Nishit, në jug të Serbisë. Është veçanërisht K*, një veteran i ushtrisë serbe, i cili do t’i kishte sjellë armët në Zvicër. A*, një drejtues grupi që do të ishte pranë shërbimeve të inteligjencës dhe D*, gjithashtu veteran i ushtrisë serbe, i specializuar në atentat pa lënë gjurmë, përcjell Insajderi.

Temps Presenta ishte në gjendje të identifikonte të dyshuarit përgjegjës për eliminimin e Dick Marty. Ata janë nga qyteti i Nishit, në jug të Serbisë. Është veçanërisht K*, një veteran i ushtrisë serbe, i cili do t’i kishte sjellë armët në Zvicër. A*, një drejtues grupi që do të ishte pranë shërbimeve të inteligjencës dhe D*, gjithashtu veteran i ushtrisë serbe, i specializuar në atentat pa lënë gjurmë,.