Humanisti i njohur, Halil Kastrati i është nënshtruar një operacioni.
Lajmi u bë i ditur nga personat e afërt të tij, ndërsa së fundi ka reaguar edhe reperi nga Presheva, Gold AG.
Ai ka postuar një fotografi më Hoxhën duke i uruar shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë të familja.
“Allahu të shëroftë habibi. Lutemi për shëndetin tënd, ky operacion qoftë i lehtë, e pastrim për ty”, ka shkruar Goldi në mbishkrimin e tij.
Për humanistin ka shkruar edhe muzikanti, Nustret Kurtishi.
“Hoxha, Halil Kastrati, që theu kufijtë e së zakonshmes në fushën e humanitetit dhe tregoi se edhe një person i vetëm mund të bëjë sa një shtet kur ka besimin e popullit, po i nënshtrohet një operacioni. I lutemi Zotit ta ndihmojë që të kalojë me sukses operacionin! Trojet tona kanë nevojë të madhe për kontribuues të kalibrit të hoxhës”, ka shkruar ai.