“Iu futën në shtëpi dhe e plaçkitën”, Afërdita Paqarada tregon fatkeqësinë që i ndodhi natën që la BBVK (VIDEO)


Ish-opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Afërdita Paqarada ka qenë e ftuar këtë të diel në “Big Talk” në Klan Kosova ku ka folur rreth arsyeve të largimit nga spektalki.

Në paraqitjen e parë pas largimit, Paqarada ndau një ngjarje që i ka ndodhur derisa ka qenë në Prime-in e fundit.

“E konfirmoj, është e vërtetë, gjatë kohës sa kam qenë në Prime të Big Brother Kosova, shtëpia ime është plaçkitur”, tha ish- missi i parë Kosovar.

Por, Paqarada nuk tregoi sa është dëmtuar financiarisht pasi sipas saj kjo mund të dëmtoj hetimet.

“Rasti është nën hetime të Policisë së Kosovës, kështu që më shumë detaje nuk do të doja të jap për të mos dëmtuar hetimet”, shtoi ajo.

Në linqet më poshtë mund të shikoni videon dhe emisionin e plotë.