Një grua britanike e cila iu bashkua Shetit Islamik në Siri në një moshë të vogël tani nuk mund të kthehet më në Britani.
Sipas një vendimi të marrë ditën e hënë nga gjykata më e lartë e Britanisë asaj I është hequr shtetësia, pasi konsiderohet si një rre*zik i madh.
Shamima Begum, me origjinë nga Bangladeshi, u largua nga Londra në vitin 2015 kur ishte 15 vjeçare dhe udhëtoi për në Siri përmes Turqisë me dy shokë të shkollës.
Në Siri, ajo u martua me një lu*ftëtar të Shtetit Islamik dhe jetoi në Raqqa, kryeqyteti i kalifatit të vetëshpallur xhihadist. Ajo qëndroi atje për katër vjet derisa u gjet në një kamp parabu*rgimi. Që nga largimi nga Britania, ajo ka lindur tre fëmijë, por të tre kanë vde*kur.
Ministria e Brendshme Britanike ia hoqi shtetësinë në korrik, por gjykata e apelit vendosi unanimisht se Begum, tani 21 vjeçare, ka të drejtë të apelojë vendimin nëse i lejohet të kthehet në Britani.
Avokati i qeverisë britanike, James Eadie i tha Gjykatës së Lartë se agjencitë e inteligjencës kishin arritur në përfundimin se ata që bashkëpunuan me Shtetin Islamik ishin një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, duke justifikuar heqjen e shtetësisë.