ITHKSH dërgoi në Selanik jehonën e hapave të Gonxhe Bojaxhiut nga Çarshia e Vjetër e Shkupit

Periudha e fëmijërisë së Gonxhes kaloi në një ambient ku u bashkëdyzuan kulturat dhe traditat dhe ajo duke shkelur kalldërmin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, barti me vete atmoferën e një kulture me diversitet fetar, etnik e gjuhësor, nënvizoi prof. dr. SkenderAsani, drejtor i ITSHKSH.

Dita e gjashtë e Manifestimit tradicional kulturor-shkencor DRITA E GONXHËS dje u mbajt në Selanik në Kishën katolike të këtij qyteti. Komuniteti shqiptar i Selanikut me kryetarin Dr. Luan Zyka, si nikoqir të këtij aktiviteti kishin mbledhur një
numër të madh emigrantësh, të cilët erdhën që të ndjekin prezantimin e veprimtarisë hulumtuese e botuese të Departamerntit përt trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze pranë ITSHKH-së. Ky takim me shqiptarët e Selanikut kaloi në një atmosferë impresionuese, si meritë e organizatorëve, por edhe mysafirëve nga Shkupi, ku u përçuan mesazhe
dashurie, mirëkuptimi e shprese për të ardhmen.

Ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze që bashkëdyzoi anën pëmbajtëore dhe solemne të kësaj ngjarje, ku shquhej përkushtimi i përbashkët për një koordinim institucional në mes të ITHSKH dhe Komunitetit shqiptar në elanik, me theks të posaçëm gjetja e pikëtakimeve në organizimin e jetës kulturore e atdhetare, si imperativ i integrimeve rajonale, ku edhe shqiptarët duhet të kenë pjesën e vet të përfitimeve, por edhe të përgjegjësive.