Italia urdhëron mbylljen mbarëkombëtare

Italia ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një përpjekje për të luftuar rritjen e rasteve të koronavirusit.

Vendi do të jetë nën kufizimet e “zonës së kuqe” gjatë festave publike, me dyqane, restornte dhe bare jo-thelbësore të mbyllura dhe italianët lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore dhe emergjence.
Do të lejohen vizita të kufizuara në shtëpi.