Italia sot ka numrin më të ulët të viktimave Covid, i regjistruar që prej datës 1 mars 2020.
Në 24 orët e fundit Italia regjistron 6 viktima Covid e 126 të infektuar me shumë se dje.
Prej tyre 78 të infektuar janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa në 9 rajone te tjera italiane janë regjistruar 0 raste pozitive më 24 orët e fundit.
Numri i personave aktivë pozitivë është reduktuar në 16 496.
Të infektuar total që nga nisja e pandemisë e deri më sot janë 240 436.
Viktima Covid janë 34 744 e të shëruar 189 196 .
Në struktura spitalore po kurohen 1120 pacientë e 96 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intensive.