Italia po kërkon punëtorë

Sektori agro-bujqësor në Itali kërkon krah pune dhe i kërkojnë qeverisë italiane miratimin e një drafti të ri ligjor për sjelljen e një fluksi të ri punonjësish sezonalë ekstra-komunitarë.

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe nisjen e periudhës së vjeljes së frutave e perimeve, sipërmarrësit italianë lëshojnë alarmin se janë të preokupuar për mungesën e punonjësve sezonalë në vjeljen e rrushit, ullinjve, frutave e perimeve të stinës.
Përmes shoqatës së sipërmarrësve agro-bujësorë “Confagricultura”, ata përcjellin kërkesën e tyre për nevojën e domosdoshme për punëtorë ekstra-komunitarë sezonalë.

Presidenti i ‘Confagriculturës’, Massimiliano Giansanti, ka deklaruar se “kanë kërkuar emetimin e një drafti të ri për mbërritjn e punonjësve sezonalë të huaj, raporton Ora News.
Pandemia, thotë ai, “na ka vënë në vështirësi dhe është e domosdoshme të gjejmë zgjidhje të përshtatshme që të mos orientohen vetëm nga urgjenca e emergjenca”.

Në një letër dërguar ministres së Brendshme, Luciana Lamorgese, kërkojnë të paraprihet publikimi i dekretit fluks emigrantësh sezonalë për 2021 në mënyrë që qysh në fillim të shtatorit 2021 të paraqiten kërkesat për aplikimi në punësim sezonalë si dhe e drejta për konvertimin e lejeve të qëndrimit për punë sezonalë.
Shoqata ‘Cofagricultura’ italiane ka kërkuar gjithashtu dhe zgjatjen e afatit të lejeve të qëndrimit të emigrantëve që kanë skaduar deri më 31 korrik.

Në bazë të raportit të Observatorit Kombëtar mbi punësimin në sektorin agro-bujqësorë, në Itali janë të punësuar rreth 340 mijë punëtorë të huaj e barasvlefshem me 32 % të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të këtij sektori, raporton Ora News.
62% e tyre janë emigrantë ekstra-komuntiarë të ardhur nga Maroku, Tunizia, Senegali, Shqipëria, Moldavia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria etj.

“Nga strukturat territoriale e fermat bujqësore në gjithë territorin italian na vijnë sinjalizime për mungesë krahu pune, ndërsa ka nisur sezoni i vjeljes së frutave, perimeve, ullinjve e rrushit”, është alarmi i lëshuar nga ‘Confagricultura’ italiane dhe i përcjellë qeverisë Draghi./Or