Në një situatë ku e gjithë bota po kalon ditë të vështira një tjetër lajm i keq raportohet në Itali. Ata të cilën janë në vijën e parë të luftës dhe më të rrezikuar janë stafi mjekësor.
Tragjedia në Itali një ditë më parë mori përmasa të mëdha kur u konfirmuan 475 të vdekur brenda 24 orëve.
Mediat italiane shkruajnë se 3 mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 10 humbjen e jetëve në radhët e bluzave të bardha.
Tre mjekët që ndërruan jetë janë Luigi Ablondi, ish-drejtor i përgjithshëm i spitalit në Crema, Giuseppe Finzi, mjek në Kremona dhe Antonino Buttafuoco, mjek i përgjithshëm në Bergamo.
Gjithashtu numri i punonjësve të shëndetësisë të infektuar me koronavirus në botë është rritur, duke shkuar në 2,629, apo me 8.3% të rasteve të përgjithshme. Mundësia e personelit mjekësor për tu mbrojtur është shumë e vogël sepse kontakti i drejtëpërdrejtë me pacintët i bën më të rrezikuar.