Italia nuk është larg, neglizhenca dhe konspiracionet kushtojnë jetë!

Arben Zeqiri

Unë besoj se KOVID19 ekziston, besoj se ai shpërndahet shpejtë, besoj se i rrezikon të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Besoj se jo të gjithë mjekët i takojnë një grupacioni të caktuar politik ose ndonjë grupi të interesit dhe derisa të gjithë mjekët nga provienca të ndryshme thonë të njëjtën gjë, unë të gjithë ata i dëgjoj dhe asnjë teori tjetër nuk dëgjoj më. Edhe unë kisha dyshimet e mija dhe ende kam, por derisa nuk mundem as ti luftoj e as ti ndryshoj ata “të mëdhenjt”, do të vazhdoj ti dëgjoj këta “të vegjlit”. Edhe unë nuk e duroj izolimin, por aq më pak mund ta duroj nesër ndërgjegjen time nëse mar në qafë prindërit e mi ose dikend tjetër duke besuar në teori konspirative dhe duke mos dëgjuar “të vegjlit”.

Nuk dua të na ndodhë skenari i Italisë dhe të shohim qindra ose mijëra kufoma në ditë duke u bërë egoist e duke thënë se s’mund ta duroj këtë bllokadë të jetës. Nuk pranoj të sakrifikoj as një jetë të vetme që të shpëtoj të ardhmen time nga një krizë ekonomike. Të gjithë do të jetojmë në vështirësi dhe asnjëherë sdo të rrezikoja jetën e dikujt për “të ardhmen” time ose të ndonjë miljarderi. Ne jemi ata që në fillim u ankuam se masat janë të buta dhe se dyshonim se dikush i fsheh shifrat. Sot jemi ne të njëjtit që ankohemi se masat janë të tepruara dhe se shifrat dikush i fryn. Them ne sepse dua gjithmonë të nisem nga vetja për të folur për të tjerët. Përndryshe edhe atëherë edhe sot them.

Ky shtet, i mirë ose i keq, i fortë ose i dobët, ka më shumë kapacitet, potencial dhe ekspert sesa mund të jemi ne “ekspertët e kafeneve dhe fejsbukut”. Andaj do ti dëgjob respektoj vendimez e atyre që kanë përgjegjësi, që nesër të mund të ju kërkoj përgjegjësi nëse kanë gabuar. Unë skam aq përgjegjësi as të kundërshtoj vendimez e tyre e as të shkaktoj më tepër huti tek qytetarët me punën dhe fjalën time. E kuptoj gjithkend që thotë se gjendja është e padurueshme, i kuptoj edhe ata që më përgjigjen se unë e paskam lehtë se dak, punoj dhe nuk ri mbyllur sa ata. Por le ta kuptojnë edhe ata se edhe kjo punë nuk është aq e lehtë në këtë kohë e aq e rehatshme kur duhet të kthehemi në shtëpi. Ajo leje që ne kemi për të lëvizur shumë lehtë mund të na bëhet shkak për të transportuar virusin tek familjet tona. Sidoqoftë, duhet të kuptojmë se askush se ka të lehtë dhe si përfundim jemi zë detyruar të zgjedhim nëse do të sakrifikojmë të gjithë nga pak për të patandaluar tragjedi masive ose do bëhemi egoist dhe në fund do të digjemi edhe në egoizmim tonë. Përveç Italisë, sot shembull negativ i pakujdesisë është bërë edhe SHBA. A duhet të na ndodh edhe neve që të bindemi se kemi gabuar kur besuam në teori konspirative?

Ndoshta dikush edhe bën lojë me botën, me njerëzimin, ndoshta dikush edhe mund të ketë plane. Por, ne nuk jemi të fuqishëm as për plane e as për lojra. Duet ta kuptojmë dhe pranojmë atë që ekziston. Virusi ekziston, ai shpërndahet lehtë dhe godet “të dobsuarit”. E ne që ndjehemi “të fuqishëm”, a do të bëhemi aq të dobët saqë të mos mund të durojmë këtë izolim dhe të rrezikojmë ndoshta më të dashuriat tanë?