Italia në hall me të kthyerit nga Kosova, i infektuari me COVID – 19 shkon e lahet në pishinë

Një kosovar 55 vjeçar ishte kthyer nga Kosova për në Itali më datë 17 qershor. Ai kishte vazhduar jetën e tij normalisht në distriktin e Asolos në Treviso, ndërkohë kishte frekuentuar edhe një nga pishinat e zonës. Gjithashtu kishte organizuar edhe një ecje në mal bashkë me disa shok të tij. Ndërkohë siç shkruajnë mediat italiane së fundi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe pas përfundimit të analizave të martën nga institucionet shëndetësore italiane kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Fatmirësisht të gjithë personat e tjerë që kanë qenë bashkë me të në pishinë kanë rezultuar negativ, ndërkohë autoritetet italiane kanë urdhëruar që të vetëkarantinohen për 14 ditë të gjithë të afërmit e tij që kishin qenë bashkë për ecje në mal e që kishin drekuar së bashku.

Edhe një kosovar tjetër që ishte kthyer në Itali po në të njejtën datë, ishte shndërruar në burim infeksioni në rrethinën e Predazzo-s në Trento. Ai nuk kishte lajmëruar autoritetet italiane pasi ishte kthyer, dhe si rezultat ka infektuar edhe 7 persona të tjerë./Express/