Italia ndër vendet e para në Europë për su*lmet ndaj gazetarëve


Italia renditet e dyta, pas Rusisë, për numrin e raporteve të sul*meve fizike kundër gazetarëve në vitin 2020, e pasuar nga Serbia dhe Britania e Madhe, sipas të dhënave të botuara në raportin vjetor të përgatitur nga 14 organizata ndërkombëtare të gazetarëve, të emëruara nga Këshilli i Europës për menaxhimin e platformës në të cilën publikohen raportet e su*lmeve ndaj shtypit në 47 Shtetet Anëtare, përfshirë Turqinë, Azerbajxhanin, Hungarinë dhe Poloninë.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në krahasimin e të dhënave nga vende të ndryshme”, thekson Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve, duke shpjeguar se raportet gjithashtu varen nga mënyra se si funksionojnë shoqatat kombëtare, raporton ATSh.“Italia është një rast specifik, sepse në këtë vend ka një lidhje midis numrit të rasteve të dh*unës dhe atyre të frikësimit ndaj gazetarëve”, shtoi Gutierrez, duke shpjeguar se për vendin shumë prej raporteve të botuara vijnë nga shtypi kombëtar i Federatës.

Organizatat që drejtojnë Platformën e Mbrojtjes së Lirisë së Shtypit të Këshillit të Europës argumentojnë, gjithashtu, se ekziston një nënvlerësim i dhu*nës ndaj gazetarëve në vendet anëtare të organizatës në juglindje.Për Italinë, nga 11 raportet e botuara në vitin 2020, 6 kishin të bënin me su*lme fizike kundër gazetarëve.Sipas Gutierrez, numri i raporteve të sul*meve fizike ndaj gazetarëve në Shtetet Anëtare u dyfishua midis 2016 dhe 2020, nga 24 raste në 52.