Italia nis zbatimin e një dekreti të ri për pranimin e emigrantëve në kuadër të planit për të punësuar qytetarë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria. Ora News ka përgatitur përgjigjet e 10 pyetjeve më të shpeshta që kanë bërë shumë shqiptarë apo të tjerë të interesuar.
1- Kur ka hyrë në fuqi ligji për punësimin sezonal, jo sezonalë e autonomë në Itali?
Ligji për fluksin emigrator të punonjësve nga vende ekstrakomunitare ka hyrë në fuqi më 13 tetor 2020 me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.
2 – Emigrantë nga cilat vende ektrakomunitare pranohen?
Pranohen të aplikojnë emigrantë nga vendet Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka. Moldavia Mali, Marok, Filipine, Algjeria, Bangaldesh, Bosnja-Hercegovina., Bregu o Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvador, Gambia, Gana, Japoni. Eriopia, Ukraina, Senegal, Niger e Nigeria.
3- Sa është kuota e pranimit e në cilat sektorë të ekonomisë italiane pranohen të aplikojnë?
Qeveria italiane ka vënë ën dispozicion 30 850 kuota pranimi emigrantësh të ndara në dy kategori: 18 000 për punësim sezonalë, në bujqësi, blegtori, turizëm. hoteleri e 12 850 kuota janë për puënsim josezonalë, autonomë e për konvertim leje qëndrimi.
4- Kur mund të mis aplikimi online i kërkesave?
Prej datës 13 tetor 2020 në portalin e Ministrisë së Brendshme Italiane janë të disponueshme modulet e kërkesave online. Për punësim jo sezonalë, autonomë e konvertim diplome, dita e pranimit nis më ora 9.00 datë 22 tetor me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020. Për punësim sezonalë pranimi i kërkesave nis më 27 tetor 2020 ora 9.00 e me afat kohor deri më 31 dhjetor 2020.
5- Si mund të aplikohet për 18 mijë kuotat e punësimit sezonalë?
Aplikimi bëhet online përmes portalit ëeb të Minsitrisë së Brendshme italiane e kanë të drejtë të apikojnë të gjithë emigrantët nga vendet e listës së mësipërme që kanë siguruar një vend pune, pra që një punëdhënës italian apo i huaj me aktivitet në Itali është i gatshëm ta punësoj. 6000 nga këto kuota i janë rezervuar organizmave profesionalë e shoqatave të sipërmarrësve në këto sektorë që mund të prezantojnë kërkesat për punësim e të aplikojnë online deri në fazën finale të punësimit të emigrantëve.
1000 prej këtyre kuotave u janë rezervuar emigrantëve nga vendet në listën e mësipërme që gjatë 5 viteve të fundit janë punësuar të paktën një herë si punëtorë sezonalë në Itali.
6- Kush mund të aplikoj për punësim josezonal, autonomë apo me të drejtë konvertimi leje qëndrimi?
Janë në dispozicion 12 850 kuota emigrantësh për puënsim jo sezonalë, autonomë e për konvertim leje qëndrimi.
6000 nga këto kuota u janë rezervuar sektorëve; autransportit për llogari të personave të tretë, ndërtim e turizëm hoteleri.
4500 prej tyre u janë rezervuar emigrantëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka. Moldavia Mali, Marok, Filipine, Algjeria, Bangaldesh, Bosnja-Hercegovina., Bregu o Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvador, Gambia, Gana, Japoni. Eriopia, Ukraina, Senegal.
1500 të tjera nga vende që gjatë vitit 2020 do të nënshkruajnë marrëveshje bashëkpunimi me Italinë.
7- Sa prej tyre kanë të drejtë konvertimi të lejes së qëndrimit në Itali^
Nga 12 850 kuota të përgjithshme, ligji parashkon 6850 kuota për të drejtë konvertimi leje qëndrimi.
8- Kush ka të drejtë të konvertoj lejen e qëndrimit?
Kanë të drejtë konvertimi të lejes së qëndrimit për punësim ata emgriantë në Itali që kanë leje qëndrimi për motivi studimi, shkollimi, formimi profesional e stazh, si dhe mund të konvertohen lejet e qëndrimit afat gjatë të emigrantëve të ardhur nga vende të tjera komunitare.
9- Cdo të thotë punësim autonomë?
Kanë të drejtë punësimi autonom sipërmarrësit nga vende ekstrakomunitare që kanë një plan investimi në interes të ekonomisë italiane. Kanë të drejtë të aplikojnë për punësim autonom profesionistë të lirë që duan të ushtrojnë profesionin e tyre sipas normativës ligjore në fuqi. Kanë të drejtë të aplikojnë për punësim autonomë artsitë me famë, o preofesionistë me karrierë të njohur, të kontaktuar nga ente publike apo private.
Kanë të drejtë të aplikojnë ata persona që duan të ndërtojnë sipërmarrjes start up rinovuese.
10- Punonjësit sezonal mund ta konvertojnë lejen e qëndrimit sezonal për punësim autonomë?
Jo nuk munden, por mund të konvertojnë lejen e tyre të qëndrimit sezonal për punësim më afat gjatë nëse kanë një kontratë pune.
11- Është e mundur të kërkohet leje qëndrimi për punësim shtëpiak (kujdestarë shtëpie)?
Po është e mundur e kanë të drejtë ta kërkojnë emigrantë nga vendet ekstrakomunitare të listës së mësipërme, që kanë kryer programe shkollimi e formimi në Itali. Kanë të drejtë të punësohen në këtë sektorë dhe emigrantë që duan të konvertojnë lejen e qëndrimit nga leje sezonalë, leje studimi, formimi e stazhi si dhe ata që kanë në zotërim një leje qëndrimi afat gjatë nga një vend tjetër anëtarë i Bashkimit Europian.