Itali/ Sekretari i PD-së Nicola Zingaretti me koronavirus: Jam mirë, por do më duhet të qëndroj në shtëpi


Në një kohë kur në Itali numërohen 197 viktima, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti ka rezultuar pozitiv ndaj testeve të koronavirusit.

“Mjekët më thanë që jam pozitiv nga Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi ditët e ardhshme. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti!”- tha 54-vjeçari, në një video-mesazh në Facebook.

Aktualisht, sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile Italiane dhe komisionerit Angelo Borrelli, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 197, 3916 janë të infektuar e ndërsa 523 të shëruar.