Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Në Itali janë shënuar 114 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një rënie krahasuar me dje, kur ishin regjistruar 169 raste të reja. Në total 243 344 persona janë prekur nga Covid-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit ka pasur edhe 17 vik*tima shifër më e lartë sesa dje (13). Gjithsej Italia regjistron 34 984 vik*tima nga koronavirusi. Ndërkohë 335 persona brenda 24 orëve kanë fituar betejën me koronavirusin e ri.