Itali, kapet shqiptari me 300 mijë euro marijuanë

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap në drejtimin e një furgoni në të cilin po transportonte 50 kg marijuane.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari nga policia e Katanias është Ervis Ismailaj, 29 vjec.

Ai akuzohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyrë të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.

Policia ishte sinjalizuar se në këtë mjet po bëhej transport i lëndës narkotike, ndaj u vu në ndjekje të furgonit. Ajo që fundosi shqiptarin ishte reagimi tejet i nervozuar kur pa policinë t”i afrohej për kontroll.

Brenda u gjet malli i fshehur, i cili sipas policisë kapte shumën e 300 mijë eurove në tregun vendas./Еxpressm