Itali, burri vret gruan dhe vajzën, plagos nënën dhe dy fëmijë! I jep fund jetës

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Nuoro, Itali. Sipas medieve italiane.

Numri, sipas informacioneve të para, është tre të vdekur dhe katër të plagosur.

Një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, dhe një fqinj.

Më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë. Më pas autori vrau veten.

Ambulancat, Policia dhe Karabinierët ndodhen në vendngjarje dhe po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.