Itali, arr*estohet në për te*rrorizëm një 19 vjeçare me prejardhje nga Kosova

Polica e Milanos tha se arr*estoi të mërkurën një 19 vjeçare me prejardhje nga Kosova nën ak*uzat për te*rrorizëm.
Mediat italiane shkruajnë se ajo ishte radikalizuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte një mbështetëse e përkushtuar e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë.

Hetimi nisi pas një raporti të shërbimeve të zbulimit në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një 21 vjeçar nga Kosova, që kishte lidhje me su*lmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzulai.
Su*lmi në Vjenë ndodhi më 4 nëntor të vitit 2020. Kujtim Fejzulai vr*au katër persona përpara se të vr*itej nga forcat e sigurisë.

Mediat citojnë urdhrin për arr*estim në të cilin thuhet se “19 vjeçarja mbante mijëra fotografi dhe video në celularin e saj, disa prej të cilave ishin prodhuar nga nga agjencia e Shtetit Islamik ‘Al Hayat Media Center’, me pamje të flamurit të ISIS-it, skena lu*ftimesh e ek*zekutimesh.

Mes tjerash në celularin e saj ishte edhe fotografia e su*lmuesit, që i përket organizatës ISIS-Khorasan, i cili hodhi veten në erë në aeroportin e Kabulit më 26 gusht, duke shkaktuar qindra të vd*ekur në mesin e civilëve që përpiqeshin të arr*atiseshin nga Afganistani, tani në duart e talebanëve. Në celularin e saj ka edhe fotografi të mas*akrës në redaksinë e revistës franceze, Charlie Hebdo.

Mediat e identifikuan të arr*estuarën si Bleona Tafallari, e lindur në Kosovë, por me vendbanim në Milano.
Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në vitin 2011, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.
Autoritetet thonë se prej andej janë kthyer 253 persona. Mbi 70 veta kanë humbur jetën në zonat e konfliktit ku ende ndodhet një numër i shtetasve të Kosovës.