IT dega më e kërkuar në Maqedoni, për herë të parë në Tetovë hapet Akademia për IT, regjistrohuni!

JavaScript Bootcamp për fillestarë

Bëhuni një zhvillues i front- end – krijoni ueb faqe user- friendly dhe dinamike për përdoruesit

Pse të zgjedhni një kurs për JavaScript?
JavaScript (JS) është një gjuhë front- end që përdoret për të programuar atë që përdoruesi e sheh në browser. Është një nga gjuhët më të rëndësishme të programimit në botë. Përdoret nga kompani si Facebook, Uber dhe PayPal.

JS përdoret për zhvillimin e ueb faqeve, aplikacioneve mobile, lojërave dhe Internet of Things, p.sh. SmartTV ose orë që lidhen me telefonin tuaj. Përdorimi i kësaj gjuhe po bënë që kërkesa për specialistë të JavaScript të rritet çdo ditë e më shumë.

Kursi fillon me bazat. Nëse dëshironi të krijoni ueb faqe dhe aplikacione të qarta dhe intuitive dhe, në të njëjtën kohë, keni prirje per dizajn, kujdeseni për detajet dhe dëshironi të shihni shpejt rezultatet e punës suaj – ky kurs është për ju.

Do të mësoni se si të rikrijoni një ueb dizajn në browser. Do ta rregulloni si për kompjuter ashtu edhe për pajisje mobile. Do të mësoni të programoni animacione dhe të përdorni informacione nga bazat e të dhënave.

Programi i kursit JavaScript

Programi ynë intensiv i trajnimit ofron një përvojë gjithëpërfshirëse të të mësuarit që zgjat vetëm dy muaj, duke arritur në më shumë se 200 orë akademike. Të krijuara për të ofruar një edukim rigoroz, sesionet tona organizohen çdo ditë nga e hëna në të premte. Për më tepër, çdo të premte, studentët kanë mundësinë të punojnë si individualisht ashtu edhe në grup në punëtorit e organizuara nga akademia. Këto punëtori synojnë të simulojnë projekte në kohë reale, duke u mundësuar studentëve të fitojnë përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre bashkëpunuese në një mjedis mësimor praktik.

Programi i trajnimit është i ndarë 4 faza:
1. Prework
Do të përgatiteni për pjesën kryesore të kursit – do të mësoni bazat e JavaScript, HTML dhe CSS, do të mësoni se si të përdorni Linux ose macOS dhe Git. Do t’ju jepen tools për të instaluar softuerin e përdorur në kurs.
2. Blloku 1 + Provimi
Do të krijoni ueb faqën tuaj të parë dhe do të mësoni se si ta personalizoni në mënyrë që të shfaqet mirë në ekrane të ndryshme si telefonat dhe televizorët.
3. Blloku 2 + Provimi
Do të mësoni të programoni elementë dinamikë si sliders dhe animacione. Do të mësoni ECMAScript 6, i cili do të përmirësojë punën tuaj dhe bazat e React library.
4. ReactJS dhe projekti final
Programi ynë i kursit është krijuar në mënyrë që të gjithë studentët – pavarësisht nivelit të njohurive të tyre – të mund ta ndjekin atë. Kursi fillon me një fazë të vetë-studimit, të quajtur prework, e cila është një material për studentët që të punojnë vetë bazat e JavaScript. Kjo i jep të gjithëve një shans për t’u përgaditur për klasat. Qëllimi i punës paraprake është gjithashtu të barazoj nivelin e njohurive të të gjithëve në grup, gjë që bën të mundur kalimin në çështje praktike në ditën e pare të mësimit.