Stamboll, hapet për vizitë Këmisha e profetit të Shenjtë Muhamed

Këmisha e profetit të Shenjtë Muhamed (Hırka-i Şerif), një nga amanetet e rëndësishme të shenjta që i është dhuruar Vejsel Karanit me dëshirën e profetit Muhamed, mund të vizitohet në xhaminë Hırka-i Şerif në lagjen Fatih gjatë Ramazanit

Këmisha e profetit të Shenjtë Muhammed (Hırka-i Şerif), një nga amanetet e rëndësishme të shenjta që i është dhuruar Vejsel Karanit me vullnetin e profetit Muhamed, u hap për vizitorët në xhaminë Hırka-i Şerif në Fatih të Istanbul-it me rastin e Ramazanit.

Qytetarët krijuan radhë të gjata në kopshtin e xhamisë për të parë Këmishën e Profetit. Relikti mund të shihet nga ora 10:00-18:00 gjatë ditëve të javës dhe 09:00-18:00 në fundjavë.

Neslihan Candan, e cila vizitoi Këmishën e profetit, tha se ishte shumë e emocionuar për të vizituar këmishën e profetit. “Nëna ime më sjell gjithmonë këtu. Ne kemi 20 vjet që vizitojmë këmishën e profetit. Vizita e Këmishës së profetit është një traditë e Istanbulit. Ne vijmë të shohim Këmishën, na duket sikur po e shohim për herë të parë. Erdhëm me vrap”, tha Candan.

Rexhep Yıldız u shpreh se ishte shumë i kënaqur që vizitoi Këmishën e profetit. “Gjatë vizitës m’u dridh gjithë trupi. Zoti ua mundësoftë të gjithë besimtarëve. Jam shumë i lumtur”, tha ai.