Ismet Sylejmani: Koha e kryeministrit të parë shqiptar

Ka ardhur kohë e artë për shqiptarët! Ka ardhur kohë e madhe për shqiptarët! Ka ardhur kohë e mirë dhe me meritë për shqiptarët! Ka ardhur koha për me i treguar mbarë botës, se pjestari i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm është zot shtëpie, por edhe është i aftë e i zoti të udhëheq me shtet e me pushtet, ta përfaqësojë vendin brenda e jashtë, me nivel të lartë, me profesionalizëm, me aftësi e me dinjitet! Kjo kohë historike ka ardhur, por nuk ka ardhur vetë!

Për këtë kohë për të ardhur deri këtu, është derdhur shumë gjak, është luftuar shumë, janë zhvilluar shumë beteja të cilat janë faqe të mëdha e të lavdishme të historisë së popullit tonë! Për këtë kohë për të ardhur deri këtu, është vuajtur shumë, janë rrahur e janë torturuar barbarisht, janë bërë burgosje të mëdha e janë dhënë vite të shumta me shekuj burg për shqiptarët! Pushteti represiv ushtarako-policor i shtetit antishqiptar të Maqedonisë së para vitit 2001, jo vetëm ka qenë kundër shqiptarëve, sepse në ish-jugosllavi, antishqiptarizmi ishte i ngritur në sistem dhe funksiononte hapur, me e pa perfiditet të madh, por Maqedonia ishte një hap me tej krahasuar me pushtuesit serb!

Ky antishqiptarizëm i Maqedonisë ka dy shpjegime! Maqedonia edhe ishte antishqiptare edhe ishte shërbëtore besnike e Serbisë okupatore! Prandaj koha për Kryeministërin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm ka ardhur, por nuk ka ardhur rastësisht e me pahirë, por ka ardhur sepse gjenerata e gjenerata, figura e personalitete të vogla e të mëdha, kanë dhënë e kanë sakrifikuar shumë çka e çdo gjë! Në Maqedoninë e Veriut para luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk ishte koha të bëhej Kryeministri i parë shqiptar, jo vetëm pse ishte e pamundur, por edhe po të ndodhte aksidentalisht një diçka e tillë, ai kryeministër do të ishte kukull e do të ishte në duart e antishqiptarëve maqedon, e që rrjedhimisht do të ishte edhe antishqiptar e kuisling!

Kurse pas luftës së vitit 2001 të UÇK-së, të udhëhequr nga strategu i kombit, themeluesi e Kryekomandanti i përgjihshëm i saj, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, gjërat jo vetëm kanë ndryshuar pozitivisht, por ato jane 100% në anën shqiptare, ndësa tashmë dihet realiteti, se gjithëçka që është puro shqiptare nuk është antinjerëzore e anti euroatlantike! Të gjithë pajtohemi se kohët kanë ndryshuar, dhe se ka ardhur koha që në tribunën e historisë ashtu sikur ligjëron si bilbili, biri i madh dhe i lavdishëm i kombit Ali Ahmeti, të udhëheqë me shtetin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe Kryeministri i parë shqiptar!

Të dashur pjestarë të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me të drejtë vote! Mos e humbni rastin kjo është hera e parë, vota duhet të jetë për Kryeministrin shqiptar! I dashur pjestarë i popullit shqiptar me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut, të lutem në Komb e Atdhe, votën tënde jepe për Kryeministrin Tënd, për atë që e ka gjakun shqiptar, për atë që flet shqip, për atë që mendon e që endrron shqip, për atë që punon shqip për të ardhmen euroatlantike e në miqësi të përhershme të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në, BE-në e NATO-n!

Vota unanime shqiptare për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është arritje që bota do ta mbaje shënim historik, dhe ky shans e ky mësim nuk duhet humbur! Aty ky Udhëheqësi i popullit shqiptar, Lideri shpirtëror e Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e vendos kokën çdo shqiptari i takon dhe duhet pa asnjë hezitim ta hedhi votën!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 29 Qershor 2020!