Ismet Sylejmani: Fjalimi historik i Ali Ahmetit për nënat shqiptare

Shkruan: Ismet Sylejmani

Në qytetin e Ferizajt, prej nga në Gusht të vitit 1912, janë nisur me qindra e mijëra kryengritës shqiptar për ta çliruar Shkupin; në qytetin e Ferizajt ku janë bërë përleshjet e mëdha e të njohura në mbarë botën në demonstratat e pranverës se vitit 1981; në qytetin e Ferizajt ku është hudhur nga dritarja dhe është përplasur për tokë e ku e ka derdhur gjakun e Tij lumë, Heroi i Kombit, i pavdekshmi Afrim Abazi, ka mbajtur nje tjeter fjalim historik në Kosovë, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Fjalimi në Ferizaj ishte nga fjalimet e rralla, sepse ia kushtoi një pjesë të madhe NËNAVE SHQIPTARE!

Në mes tjerash tha:
“…Të dashur vëllezër e motra,
Të dashur bashkëluftarë e bashkëluftare,
Të dashur bashkëdrejtues e bashkëorganizatorë, të Lëvizjes tonë gjithëpopullore e popullore!

Mbase me emocionoi prania e Nënave këtu, të cilat na kanë dashur fortë, por dhe ne bijtë e bijat e tyre i kemi pasur në zemër, pavarësisht që lotin nuk ua kemi parë në sy, por ama loti i padukshem dhe i tharë, në vetvete, ka shumë dhembshuri, ndjeshmëri, sepse nuk kanë qenë prej guri Nënat tona!

Gjithë ato vuajtje që i kanë patur, gjithë ato vuajtje që kanë përjetuar, për bijtë, për vajzat, sigurisht që nuk kanë dashur loti i njomë të shihet, nga armiqtë, që atyre tua bëjnë qefin!

Kokrra e lotit të tharë, ka qenë top për armiqt tanë!

Dhe ky lot, kjo dhembshuri, bëri që Lëvizja jonë, kurrën e kurrës, nga 1981, të mos e humbë kontinuitetin!

Me rënie dhe ngritje, por vazhdimësia kurrë nuk u humb!…”

Këto fjalime të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, janë e do të mbeten të rralla për popullin tonë, për brezat e ardhshëm, dhe historia do ta mbajë në memorien e sajë, si një nga fjalimet që do të mbetet thesar i madh e do të jetë armë e fuqishme në duart e gjeneratave të reja!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Gusht 2022!