Ismaili: “Regjistrimi shtyhet shqiptarët shtohen”

Këtë postim e shkroi Abedin Ismaili në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se “…një gjë duhet ta kenë të qartë këta dy liderët maqedonas se sa më shumë shtyhet regjistrimi aq më shumë shtohen shqiptarët. Regjistrimin na e keni borxh edhe atë me kamatë, borxhi mund të shtyhet por asesi të shlyhet. Borxhin në ndonjë vjeshtë do të na ktheni por edhe prej kamtes skeni shpëtim sepse shqiptarët janë në shtim.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook.
“REGJISTRIMI SHTYHET SHQIPTARËT SHTOHEN”
Po e lexoj shpesh, po e shoh shumë e besa po e dëgjoj edhe më shumë se “regjistrimi shtyhet por nuk anulohet”, e kjo po më ngjason me pacientin që lirohet nga spitali jo se ka vd*ekur jo se është shëruar, por që jeta i ka përfunduar. Pra edhe regjistrimi jo se është anuluar jo se ka dështuar por shtyhet për në vjeshtë, ku bashkë me gjethet bie edhe tërë procesi regjistrimit në tokë sepse tani është në duart e politikanëve. “REGJISTRIMI VAZHDON DERI SA PACIENTI I PASHËRUAR E I GJALLË JETON”

Regjistrimi i njohur si proces statistikor gjithcka tjetër po na jep vetëm statistika jo, rritje të mos besueshmërisë, diskr*iminim, fr*ikë, dë*shtim e anulim(viti2011), me fjalë të tjera proces statistikor pa numra, pra lirshëm mund të thuhet se është proces politik e me theks të veçantë politiko-maqedonas. Shqiptarët anembanë botës të moblizuar e të organizuar për regjistrimin për të cilin befasisht vendoset të shtyhet pa praninë e asnjë shqiptari në atë tavolinë ku merret vendimi, e ky realitet i hidhur është dë*shtim e zhg*ënjim.
Mirëpo një gjë duhet ta kenë të qartë këta dy liderët maqedonas se sa më shumë shtyhet regjistrimi aq më shumë shtohen shqiptarët. Regjistrimin na e keni borxh edhe atë me kamatë, borxhi mund të shtyhet por asesi të shlyhet. Borxhin në ndonjë vjeshtë do të na ktheni por edhe prej kamtes skeni shpëtim sepse shqiptarët janë në shtim.
Ps: shqiptarët+karantina= mbipopullimi

https://www.facebook.com/abedin.ismaili.5/posts/3746378828732709