Ismaili: “Motivimi i mësimdhënësve nuk është vetëm paga, politika duhet ta dijë këtë” (VIDEO)

Arsimtari Satki Ismaili, në një intervistë ka folur në lidhje me arsimin në Maqedoni, sfidat që patën gjatë pandemisë, risinë e këtij viti që është regjistrimi online i nxënësve, si dhe tema të tjera. Ismaili deklaroi se kthimi në bankat shkollore ishte mjaft pozitiv, si për nxënësit, po ashtu edhe për mësimdhënësit.

Sipas tij, sfidat në kohën kur ai e ka nisur këtë profesion, dallojnë shumë nga ato të ditëve të sotme. Mësimdhënësi Ismaili gjithashtu tha se motivimi i arsimtarëve dhe profesorëve nuk është vetëm paga, me çka përmendi edhe faktorët e tjerë që ndikojnë tek ata.
Më poshtë e keni intervistën e arsimtarit Satki Ismaili:

Si u përmbyll edhe ky vit shkollor në RMV?
– Ky vit akademik ishte pak më ndryshe se viti i kaluar, për arsye se ishte kohë pandemie, ishte kohë kur fëmijët ishin të mbyllur, nxënësit të mbyllur, mësimdhënësit gjithashtu, mësimi po zhvillohen online. Tani kthimi në bankat shkollore ishte një kthesë mjaft pozitive që e pritshin me padurim si nxënësit poashtu edhe mësimdhënësit. Diferenca apo diskrepanca nga online në prezencë fizike nuk ka dyshim është ajo që ne po e dëshirojmë më tepër me prezencë fizike, jemi munduar ta japim kontributin si nxënësit edhe mësimdhënësit.

Ajo faza e adaptimit pas një viti shkollor me mësim në distancë e bënë të veten, do të thotë qasja në bankat shkollore, krejtësisht mësimi online ajo faza e adaptimit të nxënësve pikërisht rikthimi në bankat shkollore, ajo faza e të mësuarit me metoda mësimore ndryshe të themi nga ajo e zakonta, dmth është në pyetje që ne e përballuam mirë por ka edhe mangësi të cilat mundohemi kohë pas kohe të gjitha këto mangësi t’i evitojmë.

Evitimi i këtyre mangësive të themi nuk është vetëm ajo që mund ta bëjnë nxënësit, mësimdhënësit e kështu me radhë por ështê ajo në krye që është sistemi arsimor që mundohet të sjell risi në arsim mirëpo adaptimi i tyre të themi zbatimi i tyre dhe funksionaliteti i tyre duhet të jetë i kujdesshëm, jo me shpejtësi, jo me ngutje sepse pasoja vërehen tek gjeneratat e ardhshme ku veçmë po i shohim pasojat e arsimit njëzet, tridhjetë vitet e ardhshme që janë pasoja të cilat nga hulumtimet po tregohet se ekziston një analfabetizëm funksional si ngritje e notave, mirëpo ajo që është shumë me rëndësi kualiteti nuk është ai i duhuri”.

Si ka ecur procesi i regjistrimit online, ka patur shumë ankesa për mos funksionimin e së njëjtës, ku shumë nxënës nga Shtipi dhe Velesi janë regjistruar në Shkup, cili është komenti juaj?
– Regjistrimi online apo aplikimi i nxënësve të cilët kanë kryer arsimin fillor ka qenë pak sfidë, nuk është vetëm për nxënësit e Velesit, Shtipit e kështu me radhë, por ka qenë sfidë për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, do të thotë afati kohor kur një trajnim online për një pjesë të mësimdhënësve të cilët i kanë klasat e nënta ishte një afat ne themi pesë në dymbëdhjetë, pikërisht ajo që është dashur të bëhet që në fillim, në fillim të vitit të ri shkollor ose dy tre muaj më parë t’ju jepet mundësi mësimdhënësve, nxënësve të klasëve të nënta ose prindërve të cilët të njihen mirë me mënyrën e aplikimit dmth qasja në platformën nacionale ku secili nxënës ka akauntin ku duhet të kyçet të bëjë aplikimin nuk ka qenë aktive deri në momentin kur nisën aplikimi në shkollë të mesme që është e arsyeshme, mirëpo sa kanë qenë parapërgatitjet, jo ska patur përgatitje të mirëfillta këtë e them në atë frymën e kritikës se nuk jemi njerëz që kritikojmë vetëm por ne ja duam arsimit të mirën, po unë po ju them vullnetarisht para tre ditëve bëra një video udhëzues për mënyrën se si duhet të aplikojnë mësimdhënësit, prindërit e kështu me radhë, pikërisht ajo kishte një shikim të madh sepse e përdorën nxënësit por nuk ishte e vetmja kishte edhe të tjera, mirëpo sado kudo kjo mënyrë e aplikimit kishte vështirësi që shumë nxënës akauntat i kanë patur të platformës nacionale që i kishin në mësimin me distancë mirëpo nëse nuk përdoret në një afat të caktuar bie fjala asesi në platformën nacionale do të thotë duhet të bëhet rifreskimi i fjalëkalimeve e kështu me radhë pikërisht e kishin këtë mangësi por kanë qenë në gjendje të vështirë edhe administratorët shkollor të cilët në periudhë të shkurtër kohore është dashur të japin shumë fjalëkalime por kjo është të themi një përvojë për ne të gjithë këtu nuk mund asnjëra palë të akuzohet se ka lëshime bie fjala edhe nga ana e prindërve të cilët me fëmijët e tyre presin momentin e fundit dëftesat në shtëpi nuk e kanë dëftesën pastaj në anën tjetër ku është pjesa se ata duhet t’i kompletojnë dokumentacionet sepse nuk e ka obligim shkolla por atë duhet ta bëje prindëri se ai e din se ku do të orientohet fëmija.

Nëse ne kërkojmë shkathtësi digjitale që është njëra nga kompetencat shumë me rëndësi tek mësimdhënësit tjetra është edhe për të rinjtë të cilët në tregun e punës ju duhet digjitalizimi, nëse t’i hasish nxënës të cilët e kryejnë klasën e nëntë dhe nuk ka një email, e kryen klasën e nëntë dhe nuk ka shkathtësi të kryej konvertimin e dokumentacionit ku nga Word ta ktheje në PDF e kështu me radhë, të bëjë një kontroll, ta rishikojë e kështu me radhë, pikërisht kjo e ka sjell atë që në shkolla, në qytete të veçanta se ndonjëherë është lehtë ta akuzosh dikë për diçka mirëpo duhet të jemi edhe vetkritik se këtu nuk bëhet ajo të themi se sfida nuk ka qenë vetëm për qytete të caktuara të RMV, së kjo sfidë ka qenë për të gjithë por vitin e ardhshëm jeni të bindur unë personalisht jam i bindur që pas kësaj secili që në prizmin e vet e vëreu lëshimin mendoj se do të tejkalohet edhe kjo.

Sa la pasoja pandemia në cilësinë e arsimit?
– Po është e vërtetë, tani po i vërejmë pasojat mirëpo këto pasoja ne do t’i vërejmë një periudhë të gjatë kohore, pandemia e bëri atë që bëri mirëpo na bëri diçka neve të gjithëve jo vetëm në Maqedoni, po edhe në Ballkan e pak më gjerë, gjithmonë t’i shikojmë gjërat pak më para, para kohe, duhet të jemi parashikues të situatave që mund të ndodhin në shoqëri, në nivel global e kështu me radhë, pikërisht pasojat janë, ne i vërejmë ato përditë, një ndër pasojat në arsim është se kualiteti ka rënë dukshëm, motivimi ka rënë dukshëm, është tek nxënësit, është tek mësimdhënësit nuk janë vetëm faktorët, tash do thotë dikush faktor i motivimit është edhe rrogat, pagesat e kështu me radhë, por tek nxënësit ska rrogë e pagesë.

Kjo është një cikël është një spiralë, spiralja e kualitetit varet dihet kush sa se si, e kështu me radhë. Vërehet se pasojat janë pandemia e ka bërë të veten, dasht Zoti mos kemi sfida të tilla të ngjashme por kjo situatë qê e kaluam, kushtimisht të themi jo të gjithë me pandeminë, pak na ka bërë edhe neve pak më ndryshe, të përgatitemi edhe ne pak më ndryshe për çdo sfidë, sfidë e cila mund të ndodhi brenda 24 orëve ne nuk e dim se çmund të ndodh por arsimi duhet të jetë i përgatitur në nivel të tillë që mund tê ballafaqohet me sfida edhe më të vështira.

Pikërisht shumë shtete të zhvilluara, në nivel global, ne duhet të jemi të tillë që të mësojmë nga shtetet të cilat kanë sisteme arsimore, që parashikojnë situata të këtilla. Për fat të keq diçka të tillë shteti jonë, sistemin arsimor, për qasje në procesin arsimor, në situata pandemie, në situata edhe të tjera kur mësimi duhet të zhvillohet në distancë ose mënyra të tjera të kombinuara e kështu me radhë nuk e gjeti të përgatitur, pikërisht tani bëhen mjaft ka tendenca, ka ndryshime ligjesh, ka reforma të tilla të cilat mundësojnë edhe në raste të tilla siç ishte pandemia që procesi mësimor mos të ndërpritet, të ketë ndërprerje por të ketë një transfer shumë të shpejt prej njërës formë, në formën tjetër, e jo të priten me muaj bile edhe vite.

Pasojat po vërehen, vetëm po ngjitemi në kualitetin, ja suksesi është i mirë, pikërisht ai sukses që është shumë i lartë tek ne është brengëlënës sidomos tek fëmijët i cili nuk e ka nivelin e të menduarit të atillë sidomos si do mendonte pas moshës 18 vjeçare ku do të shikonte se nota e tij pesëshe nuk është ajo që ai plotëson kriteret me shkathtësitë dhe dituritë që i ka sidomos në tregun e punës bie fjala statistikat po tregojnë në vitin e kaluar shkollor, përfunduam me pandeminë, nota mesatare në shkollat fillore por edhe në të mesme ka qenë mbi 55% e nxënësve kanë qenë të shkëlqyeshëm, paramendoni çka do të thotë afër 60% të shkëlqyeshëm a në kohë pandemie ku mësimi oshte online të themi me çfarë protokollesh, me çfarë mënyrash, me çfarë prezence, me çfarë kualiteti është realizuar mësimi, pikërisht edhe vlerësimi jo- real i ka pasojat, sidomos që i solli edhe pandemia”.

Sa i përket karrierës suaj, si mendoni cila ka qenë kriza më e madhe e arsimit në RMV?
– Kjo periudhë është e krizës, unë jam 37 vjet në arsim, një përvojë ku kam nisur në një moshë shumë të re kur sfidat e arsimit ishin pak më ndryshe, ndoshta ku metodat ishin pak më ndryshe, kishte një sistem arsimor i cili respektohej, i cili në të gjitha nivelet, ku zhvillimi profesional në të gjitha nivelet e mësimdhënësve ishte aq i duhur që i plotësonte të gjitha kërkesat e kohës. Tani jetojmë në një kohë bie fjala ku kërkesat e tregut të punës janë pak më ndryshe do të thotë ku shkathtësitë e punës të përcillen tek nxënësit, zhvillohen tek nxënësit, dituritë të ndryshojnë, pikërisht kjo është ajo pjesa të them më e vështirë gjatë periudhës që unë e kam kaluar në arsim siç e shikoj. Pse e them këtë?

E them se motivimi është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit mësimor që për fat të keq themi se politika ditore këtë nuk e vëren, e vëren vetëm në prizmin e asaj se rrogat e mësimdhënësve, jo motivimi nuk ka të bëjë me rrogat e mësimdhënësve, ajo është diçka tjetër, ajo është e nevojshme por ne derisa orientohemi në një profesion të tillë është diçka më e fortë, shpirti i mësimdhënësit i cili ka ndjenjë shumë të këndshme dhe të mirë për mësimin dhe do ta përcjelle atë, po të ishte diçka tjetër do të kishim profesion tjetër.

Kurr them motivimi, po motivimi tek nxënësit, tek prindërit që i përcjellin nxënësit në shkollë, motivimi tek mësimdhënësit, tek punëtorët tjerë, tek bashkëpunëtorët tjerë, të gjithë që janë të inkuadruar në procesin mësimor, aty bëjnë pjesë personat që janë të kyçur në përgatitjen e koncepteve të ndryshme në arsim pikërisht ky motivim, por cili është ai motivim, duke u nisur nga fëmijët, fëmija e din se çka e pret në shkollë, a e ka fëmija atë kënaqësinë të shkojë në shkollë ta ndjeje shkollën si një familje e dytë, të themi në atë mjedisin psiko-emocional ku do të kaloje një pjesë të ditës, a ka kushte, a i ofrohet atijë një mësim kualitativ që është i përshtatshëm për të gjitha nivelet e fëmijëve a është shkolla gjithëpërfshirëse, ai përfshinë të gjithë kërkesat e fëmijëve ne që i themi inkluzioni në arsim, nuk është pjesa se i ke hapur dyert e shkollës, sa vlerësohet, sa çmohet puna e nxënësve, kjo pjesa e fëmiut, pjesa tjetër e prindit të themi sa sa është i motivuar, në një shoqëri ku familja punon dita ditës për ekzistencë ku nuk diskutohet një libër e lene më gjëra të tjera t’i blejë por diskutohet për çështje arsimore, për çështje ekzistenciale ushqime por çështjen e veshmbathjes, e kështu me radhë, pastaj nisin punë të tjera, digjitalizimi ka kërkesa tjera, ai fëmijë don të shëtisë, do të kalojë një fundjavë dikund të themi me familjen që nuk i mundësohet këto janë sfidat e familjarëve, prindërve, po pjesa tjetër e mësimdhënësve, sa kanë mësimdhënësit shkathtësi, kompetenca profesionale në konceptet e reja që duhet t’i adaptojnë, ti zhvillojnë, të bëjnë transformime aty hyn edhe motivimet atë që e tham pagesat të cilat janë ku veç mësimdhënësi nuk mund të dal në skaj javën e jo muajin me ato pagesa, pikërisht ka diçka që është shumë me rëndësi sa është vlera e mësimdhënësit, nuk është ajo vlerë që e kemi pasur vitet e kaluara të themi dita ditës vlera e mësimdhënësit po bie, por ne jemi fajtor për këtë ne nuk do ti akuzojmë vetëm të tjerët, po pikërisht edhe ne duhet të kontribuojmë për zhvillimin tonë profesional që të jemi pak më ndryshe me nxënësit, që të mbjellim një dashuri më ndryshe në profesionin me nxënësit që ai të sheh veten se një pjesë e burimeve ku ai mund të thithe dituri dhe shkathtësi është pikërisht mësuesi.

Pikërisht këto motivime janë shkaqet që jemi në këtë situatë e cila dhashtë Zoti një ditë më parë kjo situatë të tejkalohet dhe të kthehemi në rrugë të mbarë”.

Ju jeni pjesë e projektit ‘Edukimi Mediatik’ si mendoni, çka mund të përfitojë shoqëria nga rezultatet e këtij projekti?
– Të gjithë ne e dim tani se sa janë me rëndësi mediat, është një kulturë, një edukatë mediatike një arsim mediatik, është shumë me rëndësi një fëmijë që në moshë më të re, pikërisht ne e shohim se kemi në rrjetet sociale të ndryshme, kemi mediume të ndryshme, kemi informata të cilat jepen brena një minute dhe jepen me mijëra në nivel global. Pikërisht për këtë qëllim ka nevojë një arsim mediatik i cili do të fillojë që në moshë më të re tek fëmijët, kjo nuk to të thotë që nuk ekzistojnë pjesë të arsimit mediatik në lëndë të veçanta siç janë bie fjala kultura qytetare, ekzistojnë tema në gjuhë të ndryshme si në gjuhën shqipe, maqedone, angleze e kështu me radhë.

Pikërisht duhet një arsim mediatik i cili është pak më i shprehur, ku qasje ka secili fëmijë, qasje do të ketë secili mësimdhënës, secili prind e kështu me radhë, ky projekt i cili do të jetë për një kohë të gjatë veç tani fillet po i ka, tani një pjesë e konsideruar e mësimdhënësve e kanë nisur fazën e parë, do ta kemi fazën e dytë në gusht ku trajnimi ka të bëjë me arsimin mediatik, për atë se çka na ofrojnë mediat? Mënyra se si jepen informatat? Sa është kualiteti i informatave? Sa janë të besueshme këto informata? Kush qëndron pas këtyre informatave? Si bëhet shpërndarja e informatave? Cili është ai kanali i komunikimit? Si i marrim informatat dhe si mund të jenë? Cilët janë informatat më kualitative? Çfarë është ajo më e preferuar tek shikuesit- dëgjuesit? Sa do të ndikoj një informatë tek nxënësit të cilët në të ardhmen të drejtohen jo vetëm në drejtime tê cilat kanë të bëjnë me mediat, e kështu me radhë.

Çështja e arsimit mediatik është njê komponentë, është një koncept, është një diçka e pa shmangshme në rritjen dhe zhvillimin e njeriut për një arsim, për një jetë të themi më të pasur. Pikërisht personat të cilët e din se çka do të thotë arsimi mediatik, ku të orientohesh, zhvillon kualitetin e mediave, informatave, jo secili të ketë mundësi, të shpërndaje informata të cilat ndonjëherë po i besojmë,. Pikërisht kjo është që të të mbrojmë edhe fëmijët, nxënësit nga bullizmi i cili është shumë i shprehur edhe ai që është bullizmi mediatik, të themi kiber-bullizmi, në internet, në rrjetet sociale, e kështu me radhë.

Një projekt i tillë i cili është shumë serioz, ka përkrahje të madhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit si dhe të tjerë të cilët janë të kyçur shoqata e organizata. Shpresojmë se këtë vit shkollorë 2022/2023 do të fillon aplikimin në klasë të veçanta, programet do ti përpilojë Byroja për Zhvillim dhe Arsim në grupet e punës që me siguri veç më janë të formuara, shpresojmë se krejt rezultatet e fituara edhe të kësaj por edhe të tjerët por dobia më e madhe do të jetë tek nxënësit”.