Islanda nuk fut qytetarët në karantinë, përdor testime masive


Islanda ka vendosur që të ndjket testimet masive për koronavirusit, duke mos lejuar karantinimin e detyrueshëm ndaj qytetarëve.
Mësohet se ishulli i Atlantikut Verior ka testuar 5% të popullatës së saj, rretj 17 mijë e 900 persona.

Sipas të dhënave, gjysma e testimeve janë kryer nga spitali kombëtar i Islandës kurse për gjysmën tjetër ka kontribuar një kompani farmaceutike.
Rasti i parë më koronavirus në Islandë u konfirmuar më 28 shkurt, ndërsa aktualisht numri i të prekurve është 1 mijë e 220 të prekur nga të cilët 2 viktima.

Deri më tani, Islanda dhe Suedia nuk kanë pranuar mbylljen e vendit si dhe të vendos masa shtrënguese për qytetarët.