ISIS merr përgjegjësinë e sulmit kamikaz, shkon në 60 numri i viktimave

A person wounded in a bomb blast outside the Kabul airport in Afghanistan on Thursday, Aug. 26, 2021, arrives at a hospital in Kabul. The Pentagon confirmed at least two blasts outside the Kabul airport and said there were a number of casualties, after Western governments warned of a security threat there. (Victor J. Blue/The New York Times)

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit kamikaz jashtë aeroportit të Kabulit. Agjencia zyrtare e ISIS në kanalin e saj në Telegram tha se një anëtar i quajtur Abdul Rahman al-Logari kreu operacionin e martirizimit pranë aeroportit të Kabulit.

“The Guardian” raporton se si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën të paktën 12 trupa të forcave amerikane dhe më shumë se 60 qytetarë afganë, ndërsa numri i të plagosurve deri tani thuhet se ka shkuar në 140.

Pak pas ngjarjes së rëndë Pentagoni konfirmoi lajmin duke theksuar se ngjarja vjen pikërisht në fazën më të vështirë të evakuimeve.
Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport. Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.

Agjentët sekretë amerikanë dhe britanikë vetëm pak më herët kishin paralajmëruar për rrezikun e një sulmi në aeroportin e Kabulit. Fjalët e tyre ishin marrë seriozisht nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore të cilat i paralajmëruan qytetarët e vet që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit.
Pak përpara sulmit, Departamenti amerikan i mbrojtjes nuk kishte shumë që kishte hedhur poshtë raportimet se po përgatiteshin të përfundonin evakuimet nga Afganistani para kësaj fundjave.