Portali amerikan i udhëtimeve “The Points Guy” ka caktuar destinacionet verore që nuk duhen lënë pa u vizituar në këtë sezon të vitit 2018.
“The Points Guy” rendit 15 plazhet më të bukura në Europë ku mes tyre është edhe plazhi i Ksamilit.
Për ishujt e Ksamilit, ky portal krahason rivierën shqiptare me atë italiane dhe atë franceze.
“Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa riviera italiane e franceze. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik ishujsh të pabanuar, në të cilat shkohet me varkë,” shkruan “The Points Guy”.
Më poshtë keni të renditur edhe destinacionet e tjera të zgjedhura nga kjo faqe:
Playa de la Concha, San Sebastián, Spain
Praia Foz de Arelho, Peniche, Portugal
Breiðamerkursandur (Diamond Beach), Iceland
Cavalaire-sur-Mer, France
La Maddalena, Sardinia, Italy
Sveti Stefan, Montenegro
Sarakiniko Beach, Milos, Greece
Ilheu Vila Franca do Campo, São Miguel, Azores, Portugal
Scala dei Turchi, Sicily, Italy
Ksamil Islands, Albania
Sango Bay, Scotland
Playa de Ses Illetes, Formentera, Spain
Audresselles, France
Blue Lagoon, Comino, Malta
Zlatni Rat Beach, Brač, Croatia