Ishte shpallur i humbur prej dy javësh, gjenden i vdekur 63-vjeçari nga Shkupi

Më 07.11.2024, në orën 13:21 në SPB Shkup, u raportua se në zonën nga nyja e rrugës së Haraçinësdrejt nyjës Hipodrom është gjetur trupi i një burri të vdekur. Pas masave të ndërmarra dhe inspektimit, u konstatua se bëhet fjalë për B.M. (63) nga Shkupi, për të cilin më 27.10.2024 ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi.