Ishte shndërruar në tmerr për vejushën italiane, bie në pranga shqiptari


Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane për kërcënim dhe dëmtim të pasurisë. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari me iniciale S.C ka kërcënuar dhe sulmuar makinën e një gruaje duke i kërkuar para. Shqiptari e e ka kërcënuar vazhdimisht vejushën me pretendimin se burri i saj i kishte para borxh, përpara se të vdiste.

Hetimi për shqiptarin nisi në janar të 2018 pas zjarrit që i ishte vendosur një makinë Audi A6 të parkuar në rrugën Via Liquirizia, makina e cila ishte në pronësi të një gruaje.

Gruaja u mor në pyetje dhe i tha policisë se vazhdimisht ishte e kërcënuar për një borxh që burri i saj tashmë i vdekur kishte pasur. Mendohet se gruaja nuk është e vetmja viktimë e shqiptarit, por edhe persona të tjerë.