Ishte pozitiv me Covid-19, burri vendos burkë si gruaja e vet për të hipur në aeroplan

Një burrë i infektuar me koronavirus nga Indonezia, i cili ishte veshur për t’u dukur si bashkëshortja e vet për të hipur në aeroplan, u zbulua nga ekuipazhi gjatë fluturimit.
Burri, i identifikuar vetëm me inicialet D.W., kishte vendosur një mbulesë të plotë të fytyrës. Ai gjithashtu kishte me vete pasaportën e bashkëshortes dhe një test negativ për Covid-19.

Ai ndoshta nuk do të zbulohej fare, sikur të mos i ndërronte rrobat gjatë fluturimit, duke bërë që një stjuardesë të reagonte.
Policia u tha gazetarëve se burri është ndaluar pas aterimit të aeroplanit dhe është testuar menjëherë. Pasi u mor vesh se ai është pozitiv me Covid-19, i ndaluari u urdhërua që të vetizolohet në shtëpi.
Autoritetet thanë se do të marrin masa për ta ndejkur penalisht këtë person posa t’i përfundojë karantinimi.

Ky in*cident ndodhi në kohën kur në Indonezi ka masa kufizuese për udhëtime. Kohëve të fundit, ky shtet është bërë epiqendër e përhapjes së virusit në Azi, duke shënuar gati 50 mijë raste të reja në ditë.
Në javët e fundit, spitalet janë stërmbushur me pacientë dhe gjithashtu po përballen me mungesë të materialeve, përfshirë oksigjenin mjekësor.
Ndryshe, Indonezia ka gati tre milionë të prekur nga Covid-19 dhe mbi 72 mijë vi*ktima.