Ishte njëri ndër themeluesit e partisë në Komunën e Likovës, Faruk Kasumi jep dorëheqje nga ASh

Shkruan Faruk Kasumi:
Nuk e di në favorin e kujt mund të shkon dorëheqja ime dhe as që më intereson më, por e kam për obligim si një ndër themeluesit e Aleancës Për Shqiptarët në komunën e Likovës dhe ish kryetarë i degës në fshatin Hotël të jap dorëheqje publike para rrethit dhe shoqërisë sime nga çdo qëndrim partiak ndaj Aleancës për Shqiptarët.

Kemi pasur shpresa shumë të mëdha se ky subjekt do të jetë në shërbim të popullit dhe se e njëjta do ta rrespekton hierarkinë dhe statusin e partisë, por jo, po ndodh e kundërta, e sidomos kohën e fundit, strukturat e larta të partisë, treguan se janë në gjendje me harru gjithcka nga e kaluara, me harru të gjithë ata që kontribuan në rritjen e saj që nga themelimi, vetëm për një arsye, të qëndrojnë në pushtet edhe një herë të fundit.

Kam bërë shumë punë vullnetare, që nga themelimi saj si në krijimin e nëndegës, zgjedhje parlamentare, PR e zgjedhjeve të kaluara lokale, dhe sot sikur mos të ekzistosh, kjo ju ka ngjarë vetëm atyre që ishin para jush dhe erdhën pas jush.
Unë shpreh pakënaqësi ndaj degës së Likovës dhe strukturat e saj si dhe strukturat e larta të partisë, që përqeshnin subjektet e tjera ndërsa sot dhe ju vet e keni zaptuar subjektin politik sikur tua kishte bërë nëna, pa ju dhënë hapsirë të tjerëve që të dëshmojnë veten se mund të bëjnë diçka ndryshe. Paçi fat dhe suksese në këto dhe zgjedhjet e ardhëshme, pa mua dhe një rreth i madhë i shoqërisë dhe familjes sime.
Me shumë rrespekt deri te miqtë dhe familja ime, Faruk Kasumi.
14 09 2021