Ishte në orarin e punës, lëndohet rëndë 45-vjeçari nga Gostivari

Me datë 24.11.2024 në ora 14:55 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se për ndihmë mjekësore me lëndime të rënda trupore ka ardhur personi S.P.T (45)nga Gostivari. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në rrugën “JNA” në Gostivar. Është kryer kontroll dhe për ngjarjen është njoftuar inspektorati i punës.