Ishte në Kosovë për pushime, aktorit i grabiten gjërat e lokalit në Gjermani

Aktori i njohur Kreshnik Ibrahimi, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer dhe grabitur lokalin e tij në Gjermani, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ai tha se policia gjermane është duke u marrë më zbardhjen e rastit.

Postimi i plotë:

Jeni shum te lig…! Te dashur vllezer dhe motra Shqiptar gjat qendrimit tim ne Vendlindje (Kosove) persona te pa njohur dhe te pa identifikuar deri me tani,kan thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” ne Gjermani.

Autoritet e Policis Gjermane po hetojn dhe po mirren me zbardhjen e keti rasti! Ngjarje te tilla me bejn me te fort,me bejn te kuptoj qe rruga e ndershme ësht e veshtir! Une do e kaloj edhe kte bashk me shoket dhe shqiptaret e ndershem qe me rrin ne krah.

Per pak dit do e rihap prap kte lokal qe esht foleja e Shqiptarve te ndershem ne Diasporë.