Ishte në kërkim për vuajtje dënimi me burg, policia i gjen në shtëpi pasaporta dhe letërnjoftime të falsifikuara 46-vjeçarit nga Banjica e Gostivarit

Më 27.07.2024 në orën 12:30 në Gostivar, Banjicë e Epërme, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë arrestuar B.M.(46) nga Banjica e Epërme. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të disa personave për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Gjithashtu, B.M. ishte në kërkim sipas një urdhër-arresti për vuajtjen e një dënimi me burg dhe është dërguar në Institucionin Korrektues Burgu Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi përkatëse.